Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës sot më 16.08.2017 (e mërkurë), nga ora 10:00. Seancat e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2017
2.2 Raporti financiar Janar-Qershor 2017
2.3 Miratimi i iniciativës dhe vendimit për autorizimin e kryetarit të komunës së Gjilanit për bashkëpunim nder-komunal me komunën e Vitisë në fushën e infrastrukturës rrugore me interes të përbashkët
2.4 Programi trevjeçar për banim 2018-2020
2.5 Propozim vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin dhe vendosjen e Trafo stacionit 10(20)0.4 kv
2.6 Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për nevoja të ndërtimit të; Qendrëspër Fëmijët e Braktisur, fëmijë me nevoja të veçanta, mbrojtje të nënës dhe fëmijëve” dhe “Shtëpia për të Moshuarit” në Gjilan.
2.7 Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për nevoja të “Groposjes së kafshëve të ngordhura”
2.8 Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelave kadastrale nr. 2558-0, 2561-0 dhe 2562-0, në kuadër të PZHU “Qyteti i Gjilanit”, në Gjilan
2.9 Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në parcelat kadastrale nr. 2029-1, 2029-3, 2029-5, 2029-6, 2029-7, 2029-8, 2029-9, 2029-10, 2029-11, 2029-12, 2029-13, 2029-14, 2030-0 dhe 2031-0, në kuadër të PRRU “Fidanishte”, në Gjilan
2.10 Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në një pjesë të parcelës
kadastrale nr. 2504-1, në kuadër të PRRU “Livadhet e Arapit”, në Gjilan
2.11Propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e
Komisionit Komunale të Aksionarëve në NLP “Tregu” SHA Gjilan
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 16.08.2017 në ora 10:00.