Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Policisë në Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të projektit ,,Së bashku drejt synimit për të ardhmen’’ bashkë me tridhjetë (30) nxënës të komuniteteve: shqiptar, serb, turk, rom, të klasave VII dhe VIII, si dhe anëtarë nga Këshilli Lokal për Siguri Publike dhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka vizituar kampin ushtarak të KFOR-it Turk ,,Sulltan Murat’’ në Prizren.
Iniciativa për këtë vizitë është përkrahur nga KFOR-i Turk me seli në Gjilan, Këshilli Lokal për Siguri Publike i lagjes ,,Avdullah Presheva’’ Gjilan dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.
Qëllimi i këtij projekti është që nxënës së bashkohen nga shkollat dhe komunitetet e ndryshme të vizitojnë një kamp ku do të kenë mundësinë më për së afërmi të njoftohen me misionin dhe punën e KFOR-it dhe të diskutojnë së bashku për tema të sigurisë, përvojë të cilën njëkohësisht të ndajnë edhe tek bashkëmoshataret e tjerë .
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën e policisë. /2LONLINE.