Sipas autoriteteve policore, më datë 15.04.2018, në ora 05:55, policia e Kosovës është njoftuar se në lagjen Arbëria në Gjilan ka ndodhur një rast “Vdekje e dyshuar”. Njësitet të Hetimeve rajonale i janë përgjigjur rastit, dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sipas hetimeve preliminare, mësohet se viktima shqiptare shtetase e Kosovës (1966) ishte gjetur e varur në litar në ballkonin e shtëpisë ku ajo ka jetuar. Në vend ngjarje ka ardhur edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i tani të ndjerës të dërgohet për kryerjen e obduksionit në IML-Prishtinë.
“Rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshuar” dhe është duke u hetuar nga njësiti i Njësiti përkatës në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Gjilan. Arsyeja dhe motivet e ngjarjes janë ende të pa njohura”, ka thënë Hashani.