Policia e Kosovës ka bërë me dije për dy raste të dhunës në familje që janë regjistruar në statistikat policore të Gjilanit brenda 24 orëve të fundit.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 30.06.2021-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar (përdorues i narkotikëve), duke i kërkuar para ka shkaktuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 30.06.2021-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, (dyshohet me të meta psikike) pasi që i njëjti ka kanosur me sëpatë viktimën mashkull kosovar –vëllain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2LONLINE.com/