Dy fëmijë, njëri 3 e tjetri 4 vjeç janë gjetur nga patrulla policore të braktisur, në kulmin e një shtëpie gjysmë të zhveshur, teksa qanin dhe ngrinin nga të ftohti.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se për një rast të klasifikuar nga policia si: “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”
Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se në rrugën “Abdulla Presheva”, në Gjilan, patrulla policore, gjatë patrullimit, ka hasë në dy fëmijë, 3 dhe 4 vjeç, të cilët qanin. “Ata ndodheshin në tavanin e shtëpisë gjysmë të zhveshur dhe të ekspozuar kushteve të ftohta klimatike, pasi dyshohet se prindërit e tyre, i kishin vendosë aty dhe i kishin lënë pa kurrfarë përkujdesje”, ka thënë Azizi.
Rasti i dedikohet Prokurorisë themelore.