Policia Rajonale në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor gjatë aktiviteteve ditore kanë ndaluar dhe identifikuar vozitës të autobusëve me targa vendore dhe gjatë kontrollit është gjet se shoferët, por edhe disa nga udhëtarët nuk u përmbahen masave anti COVID-19 , duke mos bartë maskën gjatë qëndrimit në këto mjete të transportit publik.
Me këtë rast ndaj drejtuesve të autobusëve dhe qytetarëve ka shqiptuar gjoba përkatëse.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon të të gjithë qytetarët që tu përmbahen masave në fuqi kundër COVID-19”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE/