Sot Policia e Kosovës në kuadër të aksionit të dhurimit vullnetar të gjakut, “Dhuro Gjak shpëto jetë”, organizuar nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, në Gjilan, si zakonisht i janë përgjigj një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe stafit civil.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve dhe detyrave me orar të zgjatur, duke ditur rëndësinë e dhurimit të gjakut, pa hezitim menjëherë i është përgjigjur këtij aksioni.
“Policia është e përkushtuar që në çdo situatë tëi mbështesin të gjitha aksionet dhe nismat që kanë për qëllim ndihmën në të gjitha format për qytetarët e saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/