Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që, ditë më parë, përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
NGACMIM SEKSUAL
Gjilan, 21.11.2021 – 23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/