Autoritetet policore kanë bërë me dije se në dy raste të ndryshme në Gjilan, polica është marr me raste të armëmbajtës pa leje.
Në rastin e parë, policia ka shoqëruar një të dyshuar pasi në një lokal kishte ekspozuar një pistoletë, e cila iu është konfiskuar.
Në rastin tjetër, në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dy karikatorë me 64 fishekë 7.62 mm.
Rasti i parë shkon në procedurë të rregullt hetimore. Ndërsa, në rastin e dytë, i dyshuari ndalet në mbajtje.
Raporti i policisë
ARMËBAJTJE PA LEJE
· Gjilan 31.07.2023-03:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një lokal kishte ekspozuar një pistoletë. Pistoleta është konfiskuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.
· Gjilan 31.07.2023.08:30. Është arrestuar një mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dy karikatorë ,64 (gjashtëdhjetë e katër) fishekë 7.62 mm. Pas intervistimit i dyshuari me konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.