Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për dy raste të ndara ku kanë arrestuar dy të dyshuar për dhunë në familje të regjistruara në Gjilan.
Në rastin e parë i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në rastin tjetër, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Ja raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e tij (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/