Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të arrestimit të një të dyshuari për posedim të marihuanës.
“Policia e Kosovës, njësitet anti drogë, nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, gjatë punës operative “Stop Drogave në Shkolla “, në afërsi të shkollës fillore “Thimi Mitko“, kanë kontrolluar dy persona dhe gjatë kontrollit, tek njëri i dyshuar është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë e mbështjellë me qese të plastikës, si dhe është gjetur një thikë gjuetie me gjatësi 24.5 cm”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani
Ai tha se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, sasia e dyshuar është konfiskuar, pas testit fushor ka rezultuar e llojit marihuanë, me peshë 2.8 gram.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.