/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një të dyshuar me shtetësi gjermane i cili kishte sulmuar zyrtarët policor në Gjilan.
Siç njofton policia e Kosovës, përmes raportit të saj mbi ngjarjet e 24 orëshit të fundit, i dyshuari i cili është arrestuar nga policia, fillimisht nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, e pastaj edhe i ka sulmuar fizikisht.
Policia e ka klasifikuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”,dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/