Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE/