Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt takimit zyrtar me stafin udhëheqës të kësaj Drejtorie.
Kolonel Agron Rukiqi falënderoi punonjësit policor të DRP-Gjilan përfshirë Stacionet dhe Nënstacionet Policore për punën profesionale dhe përkushtimin e treguar gjatë ditës së “Zgjedhjeve” me 14 nëntor 2021.
Kolonel Rukiqi ka kërkuar ngritjen e performancës, aktivitete të shtuara me qëllim preventivën, reagimin në kohë sa më të shkurtër në raste ku kërkohet prezenca policore, ngritjen e nivelit të disiplinës dhe efikasitetet gjatë kryerjes së detyrave.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me institucionet dhe me prioritet bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
“Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët e saj” u tha në këtë takim. /2LONLINE.com/