Në Komitetin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është diskutuar për parandalimin e sjelljeve devijante dhe të dhunës në shkolla, sidomos në ato të arsimit të mesëm ( bullizimi, narkotikët… ).
Takimin e parë të këtij viti, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, koordinatori, e drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani, ishin edhe zyrtarë nga Policia dhe FSK-ja e të tjerë, është biseduar edhe për planet e evakuimit emergjent në shkolla.
Po ashtu është diskutuar edhe për pajisjen, funksionimin dhe afatet e aparateve kundër zjarrit në shkollat e komunës.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe parandalimi dhe pengimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave, fëmijëve dhe të gjitha llojeve të dhunës si dhe roli i QPS/ PK, QPS, ZBGJ.
Edhe mbikëqyrje e lokaleve –kafeterive sidomos ato afër objekteve shkollore ku mundësitë për trafikim me substancë narkotike janë më të mëdha, nga PK, Organizatat Rinore, DKA, Këshilli i Prindërve, ishte temë e diskutimit. /2LONLINE/