/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se policia ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe ka kanosur me armë zjarri një femër të mitur. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole e llojit EKOL Tuna me tre fishekë të cal. 6.35mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet n ëraportin policor. /2L ONLINE/
fotoilustrim