Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se në hapësirën e kompleksit të shkollave të Mesme dhe stadiumit të qytetit, policët në rroba civile kanë ndalë dy persona të dyshuar.
Sipas tij, te njeri kanë gjetur një qese me substancë narkotike kurse personi tjetër, porsa ka vërejtur policinë, ka hedhur në tokë një qese me substancë narkotike dhe një thikë.
Njësiti përkatës ka sekuestruar substancën e dyshuar narkotike, ku pas testit fushor e njëjta ka rezultuar e llojit marihuanë, e cila ka peshuar 1.1 gram dhe 0.3 gram.
Në konsultim me Prokurorin, i dyshuar pas intervistimit lirohet, rasti i referohet hetimeve të mëtutjeshme.