Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.
Ja njoftimi i plotë:
Njoftim
Për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.
Luten qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
Ju faleminderit për mirëkuptim! /2LONLINE/