Identifikohet kundërvajtësi nga njësitet e policisë së trafikut rrugor në Rajonin e Gjilanit, falë bashkëpunimi qytetarë-polici në ndërmarrjen e veprimeve konkrete per një siguri më të madhe në trafik.
“Policia në rajonin e Gjilanit me 29 gusht 2021 ka pranuar dëshmi lidhur me një kundërvajtje në trafik ku menjëherë masat dhe veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik ku në bazë të dëshmive qartë shihet tejkalimi në vijë të plotë duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, në fshatin Bresalc të Gjilanit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, ka thënë tutje Hashnai. /2LONLINE.com/