Identifikohet kundërvajtësi nga njësitet e policisë së Kosovës, trafiku rrugor në Rajonin e Gjilanit” falë bashkëpunimi qytetarë-polici në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për një siguri më të madhe në trafik.
“Policia në rajonin e Gjilanit me 30 gusht 2021 ka pranuar dëshmi lidhur me një kundërvajtje në trafik ku menjëherë masat dhe veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik ku në bazë të dëshmive qartë shihet mosmbajtja e distancës së nevojshme gjatë qarkullimit në rrugë duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”, thotë Hashani. /2LONLINE.com/