Njësiti i policisë nga trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.
Të njëjtëve, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4, u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/