/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tek sheshi ”Kadri Zeka”në Gjilan, para hyrjes së shtëpisë së mallrave një qytetar gjersa ishte në kryerje të disa punëve, në kulmi e një lokali, kishte humbur kontrollin dhe aksidentalisht kishte rënë nga një lartësi prej disa metrash. I lënduari nga disa kalimtarë të rastit ishte dërguar në Emergjencën Rajonale në Gjilan, për tretman mjekësor, e më pas edhen Prishtinë por si rrjedhojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.
Duke sqaruar rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ishin njoftuar njësitet e krimteknikës dhe hetimet Rajonale në Gjilan si dhe Inspektoriati i Punës pranë KK-Gjilan, të cilët me kohë kishin dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga Emergjenca në Gjilan jemi njoftuar se pasi i është dhanë ndihma mjekësor personi i lënduar, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar për QKU-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK në Prishtinë, fatkeqësisht si pasoj e lëndimeve të marra, viktima ka ndërrua jetë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, në lidhje me rastin, autoritetet policore kanë intervistuar disa dëshmitarë dhe kanë mbledhur prova në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimeve Rajonale. /2L ONLINE/