Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan një punëtore e një këmbimoreje ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur 490.62 para të gatshme.
“I dyshuari gjatë grabitjes ka shtënë me pistoletë me gas, ku si pasojë lëndime ka pësuar viktima”, thuhet në raportin e policisë.
Raporti i policisë:
GRABITJE
Gjilan 11.10.2021 – 13:25. Viktima femër kosovare punëtore në këmbimore, ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur 490.62 para të gatshme. I dyshuari gjatë grabitjes ka shtënë me pistoletë me gas, ku si pasoj lëndime ka pësuar viktima. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/