Sot me datën 02.05.2023 stafi i lartë menaxherial nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve jo shumicë në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të u bëhet thirrje dhe të njoftohen të gjithë të rinjët e komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës. Në kuadër të kësaj fushate kjo drejtori do të vazhdojë takimet me qëllim të inkurajimit sa më të madh të rinjve dhe të rejave për tu bashkuar Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës i shërben gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha minoritetet.
Shfrytëzo këtë mundësi, apliko e bëhu pjesë e Policisë së Kosovës, jep kontributin për vendin tënd dhe shërbej komunitetit me të cilin jeton. Parandalo dhe lufto krimin! /2LONLINE/