Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) mbahet në sallën e re të Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga ora 11:00. Takimet e Kuvendit Komunal dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezences së anëtarëve të Komitetit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
2. Propozim Rregullorja mbi tatimin në pronë për vitin fiskal 2017
3. Propozim buxheti për vitin fiskal 2017
4. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin e përfunduar më 31.12.2015
5. Miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gjilanit
6. Informatë për korrje-shirjet 2016
7. Raporti i punës për vitin 2015 i Komisionit të Aksionarëve të “Eco-Higjiena” SHPK
8. Raporti i punës janar-qershor 2016 i Komisionit të Aksionarëve të NPL “Stacionit i Autobusëve”
9. Plani i Veprimit për energji të qëndrueshme (PVEQ) i Komunës së Gjilanit
10. Propozim vendimi për lejimin e shfrytëzimit të pronës së palujtshme komunale (kisha ortodokse në Cërrnicë)
11. Propozim vendimi për lejimin e shfrytëzimit të pronës së palujtshme komunale (ndërtimi i xhamisë në Nasalë)
12. Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017
Mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa mbahet në sallën e KK (ish-objekti i Gjykatës), më 20.09.2016, ora 11:00.
Viti: Komitetit për Politikë dhe Financa
Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja IX-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa , do të mbahet me datë 20.09.2016 ( e martë ) duke filluar në ora 10,00.
Mbledhja do të mbahet në Zyrën e Drejtorit të Administratës, në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi Naim Pira propozon këtë:
R e n d d i t e
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Shqyrtimi i propozim buxhetit të Komunës së Vitisë për vitin 2017,
3. Shqyrtimi i propozim Rregullorës për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017.
4. Informatë nga DKA për fillimin e vitit shkollor 2016 – 2017.