/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një incident të klasifikuar si “Lëndim Trupor” qëp ka ndodhur në Gjilan. Dy të dyshuarit janë rrahur me viktimën dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi që viktima ka pasur një rast dhune në familje ( rasti “Lëndim i lehtë trupor”) ndaj bashkëshortes se tij.
“Viktima kishte shkuar te familjarët e bashkëshortes dhe pas një fjalosje tê ashpër me dy tê dyshuarit, vije deri te sulmi fizik i tyre, me c ‘rast viktima merr lëndime trupore, ku me pas dërgohet nê emergjencë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit ku edhe i njëjti ka vendosur që dy të dyshuarit t’i dërgon në mbajtje”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është proceduar në gjykatê. /2L ONLINE/
fotoilustruese