Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës me 30 shtator, rreth orës 17:40 ka pranuar një informuar se në rrugën “Isa Katrati“ në Gjilan, nga ana e një të dyshuari, me mjet të mprehtë është goditur i dëmtuari.
Zëdhënësi Hashani tha se i dëmtuari, banues në Gjilan, për shkak të lëndimeve të marra nga Gjilani transferohet për në QKUK në Prishtinë.
“Pas marrjes së këtij informacioni, ku nga ana e krim-teknikës, është bërë procesimi i vendit të ngjarjes. Në vazhdim të hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore, i dyshuari V. S. pas intervistimit me shkrim në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndalimit në Gjilan.
Ndryshe, viktima është duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.