Autoritetet policore të Kosovës kanë bërë me dije për dy raste të ndara të dhunës në familje që kanë ndodhur në Gjilan, rasti i parë ndaj nipit dhe rasti tjetër ndaj bashkëshortes.
· Gjilan 24.09.2020-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), nën dyshimin se, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dërguar në raportin e psikiatrisë, nën mbikëqyrjen e policisë.
· Gjilan, 25.09.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, me të cilën ishte ndarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE.com/