Autoritetet policore kanë bërë me dije se në dy raste të ndara në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, ka ndodhur një aksident trafiku dhe një vet-aksident, ku ka pas edhe të lënduar.
Në rastin e parë ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit njëri nga ngasësit ka pësuar lëndime trupore për çka edhe i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në rastin tjetër, ka ndodhur një vet-aksident trafiku me ngasës mashkull kosovar. Ngasësi pasi që ishte nën ndikim të alkoolit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë e aksidentit pëson lëndime trupore për çka edhe i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi, thuhet në raporti ne policisë. /2LONLINE.com/.