Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacioni policor Gjilan me datën 05.04.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.Sh. (viti i lindjes 1993, mashkull, kosovar, shqiptar).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e dymbëdhjetë (112) ditë burg për veprat penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/