Në statistikat e policisë së Kosovës, në raportin ditor, është regjistruar edhe një rast “sulm seksual” që ka ndodhur në Gjilan.
Sipas policisë, ankuesja ka informuar policinë se e bija e saj, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i panjohur.
Viktimës i është bërë kontroll mjekësor.
“Njësia policore, pas angazhimeve intensive ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .