Të maskuar e të armatosur grabisin një kioskë!fotoilustrim

Të maskuar e të armatosur grabisin një kioskë!

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të vjedhjes grabitqare që ka ndodhur në Viti.

Sipas raportit ditor të policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar policinë se persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë.

“Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me këtë rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja.

KOMENTE