Në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan, Policia e Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë nga shtabi qendror këtu në Gjilan, gjatë patrullimit rutinë kanë ndaluar të dyshuarin dhe gjatë kontrollimit në trupin e tij tek i njëjti kanë gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku dëshmia e gjetur është konfiskuar dhe sipas testit fushor e njëjta ka rezultuar të jetë pozitiv dhe ka peshuar 12.6 gram.
Zëdhënësi Hashani tha se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit i Krimeve të Rënda dhe i njëjti ka urdhëruar që të dyshuarit ti caktohet masa e arrestit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.