Autoritet policore kanë bërë me dije për një rast të mashtrimit ku me këtë rast policia ka prangosur një qytetar i dyshuar për mashtrim pasi kërkonte të holla, kinse për shokun e sëmurë.
Sipas policisë, në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka mashtruar qytetarët duke kërkuar të holla për një shok të tij, kinse i njëjti është i sëmurë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.