Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë se i dyshuari pas diskutimi paraprak verbale me viktimën, e ka kanosë atë përmes një mjeti të mprehtë (thikë për amvisëri).
“Fatmirësisht rasti mbetet në tentativë dhe nuk ka të lënduar. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, nën akuzën për “kanosje”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Janë duke u hetuar rrethanat e rastit.