Autoritetet policore, në raportin e tyre 24 orësh, kanë bërë me dije edhe për një arrestim të një të dyshuari në Gjilan për dhunim.
I dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNIM
Gjilan 03.09.2023, NN. Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin, me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/