Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një femër (e mitur) për kansoje të një femre tjetër. E arrestuara dyshohet se ka probleme psikike.
Përndryshe, siç bënë të ditur Policia në raportin e saj ditor, në këtë rast janë konfiskuar edhe dy mjete të mprehta.
Raporti i policisë:
KANOSJE
Gjilan, 08.09.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e mitur, pasi që pasi qe ka kanosur viktimën femër kosovare. Janë konfiskuar dy mjete të mprehta. E dyshuara dyshohet se ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë. /2LONLINE.com/