Autoritetet policore kanë bërë me dije se njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, i cili ishte në arrati.
Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave, kosovarë.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/