“Me datën 23.12.2024 kemi pranuar informacion për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist në rrugën ‘’Gjinollët’’ në qytetin e Gjilanit. Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat i këtyre veprimeve dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rast do të procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/