Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të ngacmimit seksual, që është regjistruar në statistikat policore të Gjilanit, ku sipas ankueses, deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i , të cilën e drejtonte tani më i dyshuari, i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht.
Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
DHUNIM
Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/