Autoritetet policore kanë bërë me dije se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën, femër kosovare, dhe babën e saj duke postuar edhe në rrjetet sociale TIK TOK, disa foto intime dhe disa audio-incizime.
NGACMIM
Gjilan 27.10.2021-12:38. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare dhe babin e saj duke postuar edhe në rrjetet sociale TIK TOK, disa foto intime dhe disa audio-incizime. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/