Policia e Kosovës, ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari për dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe po ashtu i dyshuar për kanosje të vëllait të tij.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE
Gjilan 06.03.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare dhe po ashtu i ka kanosur vëllain e tij. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/