/2L ONLINE/ – Në tri raste të ndryshme, në Gjilan, janë arrestuar personat e kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata përkatëse. Të arrestuarit janë dërguar në burgje për vuajtjet e dënimeve përkatëse.
Sipas policisë, Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Po në të njëjtën rrugë në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjilanit është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.
Ndërsa edhe në rrugën “Haki Myderizi”, në Gjilan në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjilanit është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/