DYLON

Veseli bëri homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vizitoi familjen Rugova

Avatar photo Redaksia

Sot, në Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bëri homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në shenjë nderimi, vendosi tufë lulesh.

Më pas, kreu i Kuvendit zhvilloi një vizitë të veçantë edhe në familjen Rugova, në shtëpinë e saj, gjatë të cilës u prit nga bashkëshortja e ish-presidentit, Fana, djemtë Mendimi dhe Uka, vajza Teuta, njëherësh deputete e Kuvendit, si dhe familjarë të tjerë.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli theksoi se kjo vizitë lidhet me përvjetorin e zgjedhjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, këtu e 24 vjet më parë, ngjarje kjo e cila, sipas tij, i pati dhënë një dimension të ri ndarjes përfundimtare të rrugëtimit politik të Kosovës nga Serbia.

“Lëvizja e rezistencës paqësore dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë dy anë të pandashme të historisë së përpjekjeve dhe sakrificave të popullit tonë për liri dhe pavarësi. Emri i presidentit Rugova ka qenë dhe do të mbetet emër krenar i kësaj historie të lavdishme”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai tha se sot duhet kujtuar me krenari të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe shtetin. Ky respekt, shtoi Veseli, u takon dëshmorëve, martirëve, por edhe të gjithë atyre njerëzve, të cilët me sakrificën e tyre, treguan një qëndrueshmëri të paepur dhe besuan në qëllimin e shenjtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, i sublimuar te kjo familje dhe te presidenti historik Ibrahim Rugova. Sot, shtoi kryetari Veseli, ende ka shumë për të bërë, sidomos për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në emër të familjes, Mendim Rugova falënderoi kryetarin Veseli për homazhet te varri i ish-presidentit dhe në mënyrë të veçantë për vizitën në familjen e tyre, në këtë ditë të shënuar për Kosovën. Në shenjë falënderimi, familja Rugova i dhuroi kryetarit Veseli stemën e presidentit.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.