Policia e Kosovës ka bërë me dije se, në dy raste të ndara, ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, njëri rast është regjistruar në fshatin Livoq i ulët të Gjilanit dhe tjetri në rrugën “Medlin Olbrajt” në Gjilan.
Në të dyja raste është sekuestruar substanca e dyshuar narkotike, kanabis sativa.
Raporti i policisë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
· Fsh. Livoq i Ulët, Gjilan, 08.09.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 0.39 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
· Rr. Medlin Olbrajt, Gjilan, 08.09.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 0.86 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/