Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri kosovar dhe tjetri shtetas turk, për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Raporti i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan, 23.02.2021-00:20. Raportohet se janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas turk pasi që të njëjtit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /2LONLINE.com/