Policia e Kosovës vazhdon me takime sensibilizuese me qytetarë me qëllim të parandalimit të rritjes së infektimeve me COVID -19.
Si i pasoje e rritjes se rasteve pozitive me COVID -19 në vendin tonë njësitet e policisë së Kosovës, “Polica në Komunitet”, gjatë ditës së sotme është angazhuar lidhur me sensibilizim të qytetarëve për mbajtjen e maskave mbrojtëse nga COVID – 19, si dhe respektimin e masave tjera të caktuara nga Qeveria e Kosovës.
Angazhimet policore janë bërë në të gjitha lokacionet e komunës së Gjilanit në veçanti në lokacionet më të frekuentuara siç janë qendrat tregtare, sheshet etj.
Në qendra tregtare janë kontaktuar menaxherët dhe me ta është biseduar për respektimin e masave siç janë mbajtja e maskave nga gjithë stafi dhe klientët, mbajtja e distancës, etj, dhe masat shtesë të ndërmarra nga ana e qeverisë dhe institucionet shëndetësore.
Për mosrespektimin e këtyre masave do të ndermirën masa ligjore. /2LONLINE.com/