/2L ONLINE/ – Sot në teatrin e qytetit të Gjilanit, për nderë të festave të fundvitit, u mbajt koncerti për femijë, nga shkolla e muzikës ” Mollëkuqet” të udhëhequra nga prof. Arta Haziri-Nuhiu. Në fund të programit kryetarja e Aleancës së Gruas, Dega në Gjilan, Mimoza Kadriu, bashkë me anëtarët tjera të kryesisë, shpërndan dhurata për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.
Kadriu tha se kjo është gjeja më e vogël që ne mund të bëjmë për ta, fëmijët janë e ardhmja jonë dhe neve si shoqëri na duhet të mendojmë dhe investojmë më shumë për ta, në mënyrë që nesër të kemi një rini të shëndoshë.
Ndërkohë edhe nënkryetari i Komunës, njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, nderoi me prezencën e tij. Kadriu përveç përkrahjes së parezervë që bëri rreth organizimit të koncertit vlerësoi lartë edhe agnahzimin e Gruas në Aleancë, dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të mbështetë parezervë aktivitete të kësaj natyre. /2L ONLINE/