Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor dhe njësiti i komunitetit nga stacionit policor Gjilan në vazhdën e implementimit të projektit ,, Parandalimi i aksidenteve dhe sensibilizimi i pjesëmarrësve në trafikun rrugor’’ me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi janë duke ndërmarr aktivitete dhe masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.
Sot me datën 10.03.2023 së bashku me nxënës të klasës së pestë të shkollës së mesme të ulët ,,Selami Hallaqi’’ në Gjilan përpos ligjëratës së mbajtur kanë realizuar një aktivitet praktik në terren me qëllim në ngritjen e vigjilencës në përmbajtje të dispozitave ligjore nga ana e pjesëmarrësve në trafik, për të garantuar një siguri më të madhe dhe shmangie të aksidenteve rrugore, në veçanti të atyre me pasoja fatale. Nxënësit po ashtu kanë pasur mundësinë të paraqesin edhe disa vizatime me anë të së cilave kanë shprehur mesazhet e tyre për vigjilencë në rrugë.
Të kontribuojmë dhe mbajmë përgjegjësi secili në mënyrën tonë për vetëdijesim më të lartë shoqëror në trafik. /2LONLINE/