Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë .
Me këto veprime, i pandehuri B.Z., ka kryer veprën e sipërshënuar penale. /2LONLINE.com/